Fifi e Big Mama braktisin post Big Brother, debate me Arjolen, Semin e Arditin

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Producentja Sara Hoxha paralajmëroi se pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania” do të ketë edhe tre puntata të tjera post “Big Brother VIP”, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Mbrëmjen e sotme janë duke u xhiruar puntatat e post “Big Brother VIP”, por duket se nuk kanë shkuar dhe aq mirë sa pritej, pasi ka pasur shumë debat mes ish-konkurrentëve.

Mësohet se në studio ka plasur debate mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit. Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektalkin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli. Ky post “Big Brother VIP” duket se nuk ka nisur aspak mirë.

Kujtojmë që mësohet se edhe aktori Donald Veshaj e këngëtarja Beatrix Ramosaj, nuk do të jenë pjesë e emisionit. Vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues.

Si rrjedhojë Donaldi ka fshirë nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %