Fifi nuk ndalet më, video duke u puthur me të dashurin e saj

Koha leximit:48 Second

Kantaturoja Fifi ka nisur një lidhje të re me biznesmenin Adis Patushi. Lajmi u dha pak ditë më parë, kur dyshja në fjalë u fotografuan duke u puthur në publik gjatë një koncerti të Fifit në Tiranë.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, ishte vet këngëtarja ajo që konfirmoi lidhjen, duke publikuar një fotografi të saj dhe Adisit të realizuar në veturë.

Tani dyshja kanë realizuar një tjetër video të përbashkët, ku shihen duke kaluar çaste të lumtura në prani të njëri-tjetrit.

Madje në një moment, interpretuesja e hitit “Diell” xhiron veten teksa ajo dhe Adisi shkëmbejnë një puthje në buzë.

Adis Patushi i cili me profesion është biznesmen, nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, pasi ai më parë ka qenë i martuar me super modelen Adrola Dushi.

Ai dhe Adrola janë prindër të një djali të quajtur Troi. Duket se Çifti tashmë është mjaft i lumtur dhe po shijon këtë periudhë paqeje me njëri-tjetrin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %