Fifi tregon kur e ka njohur Adisin, marrin fund dilemat

Koha leximit:45 Second

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka pak kohë që ka nisur një romancë të re dashurie. Ajo tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Ky i fundit nuk është një emër i ri për shqiptarët. Ai është i njohur për publikun si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Artistja së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagram, përmes të cilit ka dhënë përgjigje në disa pyetje të parashtruara nga ndjekësit.

“Ku je njohur për herë të parë me Adisin?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruar nga një ndjekëse. “Shumë pak ditë pasi kam dalur nga Big Brother VIP”, u shpreh Filloreta Raçi (emri i vërtetë).

Gjatë qëndrimit në shtëpi, 27-vjeçarja shprehu një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana, por që nuk zgjati më shumë.

Marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë në momentin që banori tha se e sheh vetëm si shoqe, por jo më shumë. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %