Fjalimi i invalidit i përloti të gjithë: “Jam mbi karrike me rrota, por e ndjej veten në këmbë”

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Një i ri invalid ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar sot para kryeministrisë, teksa me fjalën e tij ka përlotur të gjithë protestuesit.

Me lutjet e tij, që qeveria dhe kryeministri të bëjë diçka, ai u shpreh se të gjithë duhet t’i bashkohen protestës, teksa ndër të tjera ai u shpreh se edhe është mbi rrota sot e ndjen vetëm në këmbë më shumë se kurrë.

Ai tha gjithashtu se është nga të paktet invalidë që është aktiv, por nëse shikon persona të tjerë “është pak të thuash burg”, tha ai.

“Nëse kjo protestë vazhdon të vijnë të gjithë këtu, si unë. Edhe pse jam mbi rrota e ndje veten në këmbë më shumë se kurrë. Duhet të jemi të gjithë në shesh, sepse nuk e lejojmë shtypjen”.

“Unë jam një nga të paktët që mund të jem aktivë dhe mund ta ndjej veten të privilegjuar, por kur shoh pjesën tjetër që kam qenë në shtëpitë e tyre, që rrinë 24 orë në shtrat, duke krijuar plagë dhe strese, ta themi si një b*rg, bu*gu është shumë pak”.

“Ndaj të lutem zoti kryeministër, e gjithë qeveria bëni diçka, ose populli do të bëjnë punën e vet”, u shpreh i riu invalid nga protesta

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %