Flor Binaj edhe sot na dha një shpullë surratit dhe… na ngeci makiatoja në fyt

Koha leximit:1 Minute, 35 Second

A ka mundësi të bëjmë një duartrokitje për Flor Binajn? Jo për ndonjë grimcë të fundit humoristike, dialog të bukur skenik apo ndonjë performancë me trupën e baletit të Top Channel.

E kemi fjalën për qëndrueshmërinë e tij të admirueshme në qasjen për t’u përballur me problemet që ka ky vend. Muaj pas muaji, ndoshta edhe javë pas jave, Flor Binaj gjen një arsye për të treguar se është qytetar i denjë.

Ai ka qenë një mbrojtës i flaktë i lumit Vjosa, një nga temat më të debatuara të viteve të fundit. Ai ka marrë pjesë vazhdimisht në protesta, ka shkruar dhe postuar detaje pafund nga njohuritë e tij mbi tema nga më të ndryshmet sociale, politike dhe ekonomike të këtij vendi qesharak.

Ndryshe nga personazhet e tjera VIP, aktori i “Portokallisë” di të sillet në publik, ruan një standard dhe jep mesazhet e tij. Ndryshe nga të vetëshpallurit “influencues” në Instagram, ai sheh përtej gjërave sipërfaqësore.

Flori e sheh Shqipërinë si vendin ku do të jetojë bashkë fëmijët e tij. Ai është atdhetar dhe kjo fjalë nuk është e tepruar. Ai të shkrin së qeshuri kur vesh maskën e aktorit dhe është më seriozi nga të gjithë për tema të rëndësishme.

Sot ishte sërish në protestë. Doli për naftën, problemi numër 1 i ditëve të fundit. Ne nuk mund të jemi si Flor Binaj, sepse ndoshta nuk kemi ndjekësit dhe famën e tij, por ai nuk po e bën këtë për famë.

Ai nuk do t’ia dijë për famë, sepse përndryshe nuk do të riskonte kaq shumë me daljet publike në shesh, kur e dimë se si funksionon Shqipëria dhe vendi i punës diskutohet në sekondë.

Përgëzime, Flor! Sfida jote e radhës është të grumbullosh 10 artistë të tjerë si vetja. Motivoji të sillen ndryshe, që të nxitemi ne të tjerët. Po, sepse ne duam të shohim bollëk. Sigurisht, sa të pimë këtë makiaton e darkës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %