Flor Binaj elektrizon shqiptarët: “O njerëz, nuk është Instagrami atdheu juaj”

Koha leximit:51 Second

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, i është bashkuar protestës së sotme të qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimit të naftës.

“T’u tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafe. Nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram”, u shpreh aktori i “Portokallisë”, gjithmonë aktivist.

“U them të rinjve që nuk është Instagrami atdheu juaj, prandaj ju them hejdeni këtu bashkë me ne. Të gjithë ata që kanë ardhur këtu mund të përballojnë atë çmim, por kanë ardhur edhe për ata që nuk e përballojnë”, shtoi Binaj me vetëbesim.

“Shqiptarët kur u ngritën rrëzuan edhe diktaturën, kështu që shqiptarët mund të ulin taksat nëse bashkohen. Kjo duhet të fillojë sot, por nuk duhet të mbarojë këtu. Duhen protesta”.

Deri tani, pranë kryeministrisë janë mbledhur qindra njerëz. Të gjithë janë duke thënë mendimet e tyre publikisht për këtë situatë problematike.

Për momentin nuk ka ndonjë reagim serioz nga kryeministri, por pritet që shumë shpejt ai të marrë një vendim për të qetësuar situatën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %