
Flor Binaj tregon videon nga protesta në Tiranë: Shihni ç’bën policia
Florjan Binaj, i cili ka qenë ndër pjesëmarrësit e shumë protestave në vend, si këto të ditëve të fundit, ka reaguar në lidhje me protestën që kanë zhvilluar sot studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Binaj thekson me ironi se 7 makina policie ndjekin studentët, sikur të ishin keqbërës. Kjo është e papranueshme.
“7 makina policie për studentë të pafajshëm, sikur po ndjekin keqbërës”, shkruan Binaj, i cili ka postuar videon, që duket mëse qesharake për vitin 2022. SHIKO VIDEON KETU
Me thirrjen “Poshtë pushtetarët”, studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ende duke marshuar drejt Bashkisë së Tiranës.
Protestës së tyre u janë bashkuar dhe qytetarët të cilët brohorasin njëzëri: Duam vetëm bukë! Studentët kanë më shumë se dy orë që janë në rrugë.
Ata janë nisur nga ‘Rrethrrotullimi i Kamzës’ drejt Bashkisë së Tiranës në shenjë proteste kundër rritjes rekord të çmimeve në vend.