Florenzi e ka marrë vendimin e tij, Maldini dhe Massara presin sepse kanë një zgjedhje preferenciale

Koha leximit:1 Minute, 28 Second

Milan nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e Alessandro Florenzi pasi dëshiron të marrë në konsideratë zgjidhje alternative, pretendon një lajm i raportuar nga Calciomercato.com.

Te shtunën në mbrëmje në San Siro kundër Empolit, Florenzi është gati të kalojë në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ku do të zëvendësojë të pezulluarin Theo Hernandez dhe do të tregojë edhe një herë se sa i gjithanshëm dhe i dobishëm është për Stefano Piolin.

Pasi mbërriti verën e kaluar nga Roma në një hua të paguar 1 milion euro me opsionin e blerjes prej 4.5 milion euro, Florenzi i ka komunikuar tashmë vullnetin e tij drejtuesve: të qëndrojë përgjithmonë me kuqezinjtë. Milani ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e lojtarit, i cili do të mbushë 31 vjeç të premten.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk nxitohen dhe fillimisht duan të vlerësojnë zgjidhje alternative, edhe pse Noussair Mazraoui i Ajax-it, i cili do të ishte në dispozicion si transferim i lirë dhe tashmë ne fokusin e Barcelona-s, nuk bind per nga investimi ekonomik mes rroges dhe komisionit per Mino Raiola.

Milani do të preferonte të nënshkruante me 21-vjeçarin Wilfried Singo nga Torino, i cili nga ana e tij është gati të ushtrojë opsionin e njëanshëm për të zgjatur kontratën e tij – që aktualisht skadon në qershor 2023 – me një vit tjetër deri në 2024.

Problemi është çmimi që presidenti i Torinos, Urbano Cairo i ka vënë atij, pasi ai kërkon të paktën 20 milionë euro për lojtarin e Bregut te Fildishte, që është një shumë e konsideruar e tepërt për një rol që nuk përfaqëson një prioritet për Milanin.

Sidoqoftë, Maldini dhe Massara vazhdojnë ta monitorojnë Singon dhe të dielën në mbrëmje do ta bejen serish, ndaj Interit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %