Franck Kessie te Barcelona falas? Maldini ia pret shkurt gazetarit!

Koha leximit:53 Second

Para ndeshjes se parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Milan-Inter, drejtori teknik Paolo Maldini ka dhënë disa deklarata të rëndësishme për çështjen e Kessie, i cili duket afër marrëveshjes me Barcelonën.

Sipas medieve katalanase, pritet firma per gati 6.5 mln euro ne sezon dhe per 4 vitet e ardhshme. Agjenti i futbollistit po bisedon me drejtuesit spanjolle.

Paolo Maldini foli me mikrofonat e Mediaset para Milan-Inter, duke e nisur nga Zlatan Ibrahimovic: “Ai është fitues, është e drejtë që e them këtë. Ndoshta do të arrijmë të fitojmë diçka këtë vit, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të vazhdojë me ne…

Ne jemi konkurrues në të gjitha repartet. Tani për tani kemi Kjaer dhe Ibra jashtë dhe po vuajmë. Sepse përvoja e lojtarëve të caktuar është thelbësore në lojëra të caktuara. Liga e Kampionëve na tha se duhet të përmirësohemi me të gjithë…

Kessie në Barcelonë? Thashetheme normale, është gati ne skadim kontrate dhe nuk ka marrëveshje. Linja është ajo e pronësisë dhe sigurisht që nuk do të devijojmë. Pra, nuk ndryshon”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %