“Futja e Borës në shtëpi ishte ndihmë për Donaldin”, flet këngëtari i njohur

Koha leximit:56 Second

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania ishin dje të ftuar në programin e improvizuar para finales, Big Brother Fan Club, ku mes të tjerash komentuan lojën e Donaldit.

Sipas Ardit Çunit, momenti i hyrjes së Borës në shtëpi e ka ndihmuar shumë Donaldin në publik. Ai shtoi se aktori ka qenë një ndër lojtarët më të fortë.

“Mendoj se momenti i futjes së Borës në shtëpi e ka ndihmuar Donaldin në publik. Absolutisht dhe loja e tij brenda ka bërë të veten, sepse dihet që Donaldi ka qenë një ndër lojtarët më të fortë”.

“Ai ka luajtur në 360 gradë, me emocione të forta, por Bora Zemani ka qenë pikënisja. Ai e ka mbajtur rrugës me lojën e tij, nuk diskutohet”, analizoi këngëtari.

Donald Veshaj e nisi aventurën e tij në Big Brother VIP më 5 tetor, me 12 banorët e parë të cilët u bënë pjesë e këtij formati për herë të parë në Shqipëri.

Bashkë me Ilir Shaqirin ai shihet si kandidati favorit për të fituar këtë edicion dhe trofeun e madh prej 115 mijë eurosh. Nëse e fiton, i detyrohet pak edhe Bora Zemanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %