Gazetari i Top Channel: “Shqipëria ka shpikur sistemin TNSH për t’u mbrojtur nga armiku”

Koha leximit:1 Minute, 14 Second

Sistemi Shqiptar i mbrojtjes ajrore ndryshe quhet S-400 TNSH. Ky është titulli i postimit të këtyre ditëve nga gazetari i mirënjohur i Top Channel-it, Klodian Zhivani.

Ai ka trajtuar termin e krijuar prej tij vetë, “TelaNëShtyllë”, i cili është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Ky është modeli më i fuqishëm deri tani, që pas Luftës së Dytë Botërore dhe që u modernizua në Shqipëri, shkruan ai.

Nuk e kuptuat fiks se kujt po i referohet ky gazetar? E ka fjalën për telat dhe kabujt në të gjithë Shqipërinë, të trashëguara keq që nga komunizmi, të cilat vazhdojnë të jenë në ajër ashtu, të ngatërruara, e që kurrë nuk do zgjidhen ndonjëherë.

“Numri 400 tregon rrezen maksimale të veprimit në metra dhe madje ne kilometra. Sipas ekspertëve, S-400 TNSH ndërhyn në sistemin GPS të kundërshtarit duke i shkëputur energjinë dhe koordinatat”, vazhdon ai.

“TNSH eshte kundershtari me i madh edhe i droneve, pasi e ben te pamundur levizjen e tyre, deri ne rrezimin e plote të tyre. Sistemi ne fjale eshte i destinuar për organizimin e mbrojtjes ajrore të forcave tokësore në zonat e përqendrimit të tyre, mbrojtjen e qendrave të komunikimit dhe posteve komanduese, urave, fushave ajrore, pajisjeve radio, etj”, përfundon gazetari Zhivani.

Me pak fjalë, Shqipëria nuk ka asgjë për t’u mbrojtur. Rroftë NATO, nëse ka ndërmend të na mbrojë ndonjëherë në ditë të vështira. Maksimumi që ne kemi është sistemi “TNSH”, prej dekadash.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %