Gazetarja shqiptare del ‘live’ pa u lyer fare, kërkon të japë një mesazh

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Kjo është diçka e rrallë dhe që do guxim, por gazetarja shqiptare e bëri. E kemi fjalë për Genta Hodon, e cila punon në Top Albania Radio dhe së fundmi i ka habitur të gjithë me një veprim.

E ftuar në emisionin “Friend zone” në ABC News, aajo vendosi të bënte një dalje ndryshe në ekran, ashtu siç nuk jemi mësuar t’i shohim fytyrat publike.

Genta protestoi në mënyrën e saj dhe guxoi të dalë pa pikë grimi në fytyrë. “Sa mora vesh se jam e ftuar këtu, vendosa të dal pa makeup fare. Nuk po përpiqem të tregoj ndonjë farë guximi”.

“Tani që flasim, ka fëmijë që shkojnë në lu.ftë. Megjithatë, me gjithë çështjet më të rëndësishme, unë e di se shoqëria prapë e gjen mënyrën të fokusohet tek sipërfaqësorja, sidomos kur bëhet fjalë për gratë. Këtë e tregoi edhe reagimi në rrjetet sociale kur panë se Miss Ukraina shkoi në betejë”.

“Prandaj, duke parë gjithë çfarë po ndodh, dhe pikërisht sepse bota ka çështje më të rëndësishme, kjo qe protesta ime e vogël”, shkroi Genta, duke dhënë një mesazh personal.

Bravo i qoftë! Shumica e vajzave që dalin në ekran kujdesen 2-3 orë për të dalë sa më të bukura dhe pa të meta në televizor. Në fakt, jo të gjitha kanë nevojë, sidomos nëse janë të reja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %