Gazzetta dello Sport e sigurtë: “Milan, është njeriu i kthesës për Piolin” | Kthehet titullar

Koha leximit:2 Minute, 21 Second

Stefano Pioli të dielën e kaluar në Napoli fitoi ndeshjen e shahut ndaj Luciano Spallettit, duke sjellë një formacion befasues, duke u fokusuar në zgjedhje më shumë taktike sesa cilësore. Ishte edhe kjo nje strategji e tij.

Kjo nuk do të thotë aspak se Milani i tij ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, përkundrazi, por te ‘Maradona Stadium’ pamë një ekip më të përshtatshëm për të sulmuar dhe kundersulmuar sesa një formacion të bazuar në konstruksion dhe gjenialitet.

Të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen në shtëpi kundër Empolit, Milani do t’i rikthehet skemes se vjeter. Sipas zërave të fundit që vijnë nga Milanello, Pioli duhet të rifillojë nga 4-2-3-1 si një formë standarde dhe të rikthejë në fushë disa elementë të lënë jashtë kohëve të fundit.

Sipas Gazzetta dello Sport, lëvizja e Milanit për të sfiduar toskanët do të jetë fokusimi sërish në paparashikueshmërinë e numrit të tyre 10. Njeriu i pikës së kthesës, sipas gazetës sportive, duhet të jetë Brahim Diaz, qe ka qene jo pak ne hije kete sezon mes luhatjeve…

Mesfushori sulmues spanjoll do të rikthehet në fushë nga minuta e pare te shtunen në mbrëmje, pasi qëndroi në stol gjate gjithe ndeshjes Napoli-Milan. Në një lojë si ajo e përmendur tashmë, do të duhet cilësia mes linjave dhe shpejtësia e ritmit të një mesfushori sulmues si ai i rritur te Real Madrid.

Trajneri Pioli do të lërë mënjanë për momentin opsionin 4-1-4-1 të parë ndaj ekipit te Spallettit. Kështu do kthehet në formacionin klasik me dy mesfushorë përballë mbrojtjes dhe tre playmakers të pastër pas sulmuesit të vetëm. Diaz do të ketë mundësinë të demonstrojë shumë, veçanërisht se ai është ende i dobishëm për kauzën në këtë fazë shumë të nxehtë.

Spanjolli i lindur në vitin 1999 u tregua vendimtar kur u përfshi dhe u bë i rëndësishëm. Ai duhet të japë pjesën tjetër, me karakteristikat e tij teknike dhe aftesine per t’u futur dhe luajtur mes linjave, si në derbin e Coppa Italia të luajtur si zëvendësues ndaj Interit.

Gazzetta e përcakton atë si nje “karte” te rëndësishme te Milanit. Duke menduar mbi të gjitha për vitin e kaluar: në finale, Pioli u shpetua pikerisht nga nje super Diaz, i cili duke u vendosur pas Ibrahimovic dhe me Calhanoglu ne korsine e majte, solli ate bukur te lojes.

Një zgjidhje fituese dhe cilësore, me spanjollin që luajti një finale të madhe te sezonit, duke shënuar ndër të tjera një eurogol të paharrueshëm ndaj Juventusit ne fitoren e bukur 0-3 ne Torino.

Shpresa për Piolin është të gjejë të njëjtin Brahim të një viti më parë, plot energji dhe pa ato dritehijet që e kanë karakterizuar shpesh herë në përvojën e tij te deritanishme te Milani. Nëse ai ndermerr zgjedhjet e duhura, do të jetë njeriu shtesë për garën për titull…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %