Gazzetta dello Sport | “U mbajt gjithçka e fshehur mbi Ibrahimovic”

Koha leximit:1 Minute, 45 Second

Gjendja e tij e mbajti në pezull të gjithë mjedisin e kuqezinjve. Është e pashmangshme të mendohet se prania e Zlatan Ibrahimovic mund të jetë thelbësore nesër mbrëma në stadiumin Maradona. Një ndeshje e këtij kalibri kërkon praninë e një lideri teknik dhe karizmatik siç është suedezi…

Të gjithë kanë nevojë për kontributin e tij: nga shokët e skuadrës, te trajneri, te tifozët. Megjithatë, ende nuk ka siguri për praninë e mundshme të sulmuesit në Napoli-Milan.

Një gjë është e sigurt, shpresat janë shumë pozitive. Krahasuar me dy ditë më parë, kur Ibrahimovic u stërvit sërish në palestër, gjendja e tij ka shënuar përparime të mëdha.

Këtë e konfirmon sot Gazzetta dello Sport. Ditën e djeshme Zlatan u stërvit në fushë, fillimisht i vetëm, me një punë të personalizuar, por më pas pjesën e mbetur të seancës e kreu me shokët e skuadrës, madje duke marrë pjesë edhe në ndeshjen finale. Kjo u mbajt e fshehur…

Madje vete Zlatan ka qene ai qe nuk ka dashur te dale lajmi sepse nuk donte te ndizte shpresa te tifozeria kuqezi ashtu si shpesh ka ndodhur kur pergatitej nje rikthim. Ibra vendos sipas diteve dhe dhimbjeve qe ndjen…

Me pak fjalë, gjithçka lë të kuptohet se Ibra do të jetë në stol të dielën në mbrëmje dhe se Stefano Pioli mund t’i rezervojë të paktën disa minuta në ndeshjen finale.

Siç thekson Gazzetta, gjithçka do të varet nga prova sot. Në orën 11 kuqezinjtë jane takuar në Milanello për të rregulluar detajet përfundimtare në funksion të Napolit.

Gjendja e tendinit të Akilit të Zlatan Ibrahimovic do të monitorohet me kujdes dhe nëse kjo nuk sjell probleme të mëtejshme, Pioli nuk do të ketë asnjë shqetësim për të thirrur gjigantin suedez.

Sulmuesi i ka munguar fushës për më shumë se një muaj. Ishte 23 janari, ndeshja kundër Juventusit. Pritja ka mbaruar? Disa orë dhe ne do të zbulojmë rezultatin!

Asgjë për të bërë për Alessio Romagnolin. Siç dihet, mbrojtësi ka punuar edhe ditën e djeshme në palestër dhe për këtë arsye thirrja e tij e mundshme për ndeshjen e nesërme direkte është përjashtuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %