Gazzetta: “Napoli-Milan, notat: Giroud top, Bennacer artist. Saelemaekers më i dobëti, humb golin me dyfish vlerë!”

Koha leximit:2 Minute, 21 Second

Ka qenë sigurisht një ndeshje e këndshme mes Napolit dhe Milanit mbrëmë në stadiumin Diego Armando Maradona. Në fund ishin kuqezinjtë ata që mbizotëruan 1-0 në përballjen e Scudettos, edhe pse jane edhe 10 ndeshje deri ne fund…

Fitorja i lejoi Djallit të kthehej në krye të renditjes në Serie A, duke kaluar Interin, i cili, megjithatë, nuk e ka rikuperuar ende ndeshjen kundër Bologna-s.

Rikthimi te suksesi ishte thelbësor, pas barazimeve zhgënjyese ndaj Salernitana dhe Udinese. Nuk kishte ndeshje më të mirë për të rikthyer 3 pikët dhe per te treguar edhe njehere forcen e Milanit.

Pjesa e parë ishte paksa e dhimbshme për Milanin, i cili me pas reagoi falë lojtarëve më të mirë dhe gjeti rrugën drejt portës në pjesën e dytë. Një triumf shumë i rëndë.

Tani ndeshjet e ardhshme të ligës në letër janë më pak të komplikuara, por tashmë e kemi parë që skuadra të humbasë pikë ndaj ekipeve të vogla dhe të mesme. Do të nevojitet përqendrim maksimal!

Sot La Gazzetta dello Sport përpiloi notat e zakonshme të Napoli-Milan dhe vlerësoi Olivier Giroud si më të mirën e ndeshjes. Vlerësimi 7.5. Pas dy golave në derbi, devijimi qe fundosi skuadrën e Luciano Spallettit. Ai luftoi dhe vendosi sfidën!

E njëjta notë për Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Paraqitje e mrekullueshme nga mesfushori algjerian, i cili në mesin e fushës ishte thuajse perfekt dhe madje ishte afër shënimit. Portugezi bëri shumë kërcime, duke u treguar ende i papërmbajtshëm me shpejtësinë e tij. Ndihmoi edhe në fazën e mbrojtjes!

E gjithë mbrojtja merr 7. Davide Calabria bllokon mirë Lorenzo Insigne dhe hyn në aksionin e golit të Giroud. Pierre Kalulu dhe Fikayo Tomori përballen me një klient të vështirë si Victor Osimhen, por po ecin mirë. Bravo edhe Theo Hernandez, i përmirësuar në pjesën e dytë: ai e vendos ne prove Ospinën me të majtën e forte dhe është i kujdesshëm në ndalimin e Mertens në zonë.

E njëjta botë edhe për Sandro Tonalin, i rikthyer pas skualifikimit në derbin e Coppa Italia. Franck Kessie merr gjithashtu 7. Mesfushori sulmues, ivoriani anulon Fabian Ruiz dhe më në fund bën një lojë të mirë. 6.5 për Ante Rebic dhe Rade Krunic, të cilët hynë mirë në pjesën e dytë.

La Gazzetta dello Sport jep notat më të ulëta për Alessandro Florenzi, Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers: 6. Romani hyn për Calabria në fund dhe bën të tijën. Braziliani më i mirë në fazën mbrojtëse sesa në atë sulmuese, nuk ndikoi veçanërisht perpara.

Ish-lojtari i Anderleht vrapon, por shperdoron perballe Ospina ate qe do te ishte goli i cili do te vendoste Milanin me mire se 3 ekipet e tjera te 4 vendeve te para ne perballjet direkte (humbja 0-1 ne San Siro do te kalohej nga 0-2 ne Napoli)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %