Gazzetta ngre pyetjen e madhe mbi zbulimin Kalulu, por harron deklaratat e Piolit kohë më parë!

Koha leximit:2 Minute, 30 Second

Merkato është të kesh para dhe të investosh, por kur nuk i ke ato, atëherë të duhen ide dhe sidomos intuitë…

Atë që pati Paolo Maldini kur mori Giroud nga Chelsea duke paguar vetëm 1 mln euro kartonin dhe duke i besuar eksperiencës së francezit në momentet kur do të mungonte Ibra: e thënë, e bërë! Dy gola ndaj Interit, gol ndaj Napolit, gol ndaj Romës dhe gol ndaj Lazios në Kupë…

Por, le të flasim pë një tjetër francez që fillimisht u konsiderua si zgjedhje e katërt dhe madje në verë u mendua se mund të huazohej…

Asnjë nga këto, Pierre Kalulu është titullar i Milanit dhe sa herë zbret në fushë jep më të mirën e tij, edhe pse 21 vjec…

Tjetër paraqitje e madhe dhe perfekte. Për La Gazzetta dello Sport ai meriton notën 7: “Pak cilësi mbrëmë, por shumë, shumë sasi! Për të ndalur Osihmen duket të mendosh si Osimhen dhe ai e bëri plotësisht.

E njëjta notë për Corriere dello Sport: “Luajti si veteran, i sigurt dhe i relaksuar përballë Osimhenit. Edhe me shpejtësi”.

Gjysmë note më pak për Tuttosport: “Dëmtimi i Romagnolit e rikthen. Koordinim i mirë me Tomori, duket sikur të dy kanë kohë që janë afër”.

Vlerësuar me 7 në Corriere della Sera: “Një tjetër performancë e lartë nga qendrori francez. Po fiton gjithnjë e më shumë besim në rol”.

E njëjta notë në raportet e TMW: “Krijon me Tomorin një menteshë të shkëlqyer mbrojtëse, duke bllokuar Osimhen dhe duke u përfshirë në një duel të madh në shpejtësi”.

Gazzetta sot i ka dedikuar artikull: “Pierre Kalulu, lideri i vogël që nuk e pret: një tjetër ndeshje mbresëlënëse kundër një të madhe!”

I mbërritur në Milano direkt nga Lyon Youth (ekipi i te rinjve ku ishte kapiten) për vetëm 450 mije euro si kontribut per rritjen e tij pasi i kishte skaduar kontrata, 21-vjeçari i sotëm Pierre Kalulu ka gdhendur gradualisht një rol jetik në tabelën e shahut te Piolit.

Falë mungeses afatgjatë të Simon Kjær dhe probleme të Romagnolit dhe Tomorit, i riu francez ka luajtur tashmë 400 minuta më shumë se në sezonin 2020/21.

Nëse viti i kaluar e pa si rezerven e katert, Kalulu tani mund të luftojë në mënyrë legjitime për një vend titullari. Mbrojtes qendror, mbrojtës i majtë apo i djathtë, pak ndryshime.

Përveç fleksibilitetit, personaliteti i fortë i Kalulu ka filluar të vihet re. I vënë në pikëpyetje në shumë ndeshje të mëdha për shkak të mungesave të shokëve të tij titullare, si kundër Juventusit dhe Interit, ish-lojtari i Lyon ka fituar gradualisht besimin dhe vlerësimin e tifozëve.

Dje, i vendosur sërish nga fillimi për shkak të mungesës së Romagnolit, Kalulu ka zhvilluar një ndeshje praktikisht perfekte. Një 90 minuta bindës, dhe jo për herë të parë, që do t’i japë Piolit diçka për të menduar pasi Romagnoli të rikuperohet.

A mendoni se Kalulu mund të bëhet titullar i rregullt i Milanit?” e mbyll Gazzetta shkrimin! Epo, Kalulu eshte titullar, do te thoshte Pioli…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %