Gazzetta: “Zbulohet oferta e Milanit për Renato Sanches!”

Koha leximit:1 Minute, 18 Second

Lajm i rëndësishën në merkato! Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani ka bërë një propozim të partë zyrtar te Jorge Mendes për kontratën e objektivit të mesfushës, Renato Sanches!

Maldini dhe Massara do të kishin vendosur në tavolinë një kontraë për 5 vite me rroge 3.5 milionë neto në sezon dhe bonuse të vazhdueshme në rritje, duke përmbushur miratimin e portugezit, që megjithatë është duke reflektuar gjithashtu edhe për propozime të tjera…

Franck Kessié jashtë, Renato Sanches brenda! Ky është synimi i Milanit në merkaton e verës së ardhshme. “Gazzetta.it” nënvizoi se si në sezonin 2022-2023 mesfusha kuqezi do të ndryshojë shumë.

Me largimin e Kessie (i cili do të nënshkruajë për Barcelonën në një transferim të lirë), dhe me shumë gjasa edhe Tiémoué Bakayoko (i cili do të kthehet te Chelsea) do të vijnë sigurisht Yacine Adli dhe Tommaso Pobega, të kthyer nga huazimet te Bordeaux dhe Torino.

Por duke iu kthyer portugezit! Djalli, i cili do t’i kushtojë vëmendje konkurrencës në frontin italian (Juventus) dhe jashtë saj (në veçanti Arsenali), ka nisur prej kohësh dialogun me agjentët e Sanches.

Dhe atëherë padyshim që do të jetë e nevojshme të gjendet një akord me Lille, një klub me të cilin Renato Sanches ka kontratë deri më 30 qershor 2023. Për momentin, shkruan ‘Gazzetta.it’, vlerësimi i kartonit të Renato Sanches luhatet nga 20 deri në 25 milionë euro.

Por mund të rritet. Për mesfushorin e fortë, kampion i Evropës në 2016 me Portugalinë dhe i Francës në 2021 me Lille, Milani ka gati një kontratë pesëvjeçare, pra.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %