Georgina Rodriguez: “Unë kam paratë e mia dhe nuk i fitova prej Ronaldos”

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Georgina Rodriguez ka pranuar se të jesh e dashura e Cristiano Ronaldos ka shumë përfitime, por ajo këmbëngul se është ajo që është prej meritave të saj dhe se paratë në bankë janë të vetat.

Zeshkanja bukuroshe rrëfeu gjithashtu se kishte miliona dollarë në bankë teksa u përgjigj kritikëve duke pohuar: “Jam krenare për mënyrën se si po e menaxhoj karrierën time”. Këtë e tha në një intervistë për revistën Forbes Spain.

“Jam krenare se si e kam menaxhuar karrierën time. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat”.

“Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë”, – deklaroi ajo për “Forbes Spain”, raporton DailyMail.

“Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale. Ndonjëherë më quajnë partnerja e Ronaldos në një mënyrë ulëse, por kjo nuk më lëndon. Jam e kënaqur që jam partnerja e tij, jam plotësisht e dashuruar me të dhe rrjedhimisht ndihem shumë me fat”.

Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë me binjakë, një djalë dhe një vajzë, me partnerin e saj futbollist Cristiano dhe pritet të lindë në muajin prill.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %