Getinjo: “Ju shqiptarë rrini gjithë ditën në kafe dhe pastaj flisni për naftën”

Koha leximit:54 Second

Ngritja e ndjeshme e çmimit të karburanteve ka krijuar një kaos të madh në shoqëri. Ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Mes tyre ka qenë edhe reperi i njohur Getinjo, i cili përmes një postimi në ‘Instastory’ ka ironizuar të gjjithë ata të cilët rrinë në kafe e ankohen për çmimin e naftës dhe të benzinës.

“Ton diten rrin nëpër kafe dhe ia nis ankohet per naften edhe benzinën”, ka shkruar Getinjo. Ndërkohë nafta nuk ka ndërmend të ndalet. Luigj Aliaj, drejtuesi i shoqatës së hidrokarbureve e ka paralajmëruar diçka të tillë në daljen televizive në Top Channel.

Ai paralajmëroi se pronarët e karburanteve kanë marrë furnizimet e reja dhe do të ketë sërish rritje nafte, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

Shqiptarët më në fund kanë reaguar dhe do të organizojnë një protestë për rritjen e çmimit të naftës. Ata do të organizohen dhe do të mblidhen sot.

Protesta është paralajmëruar sot në orën 17:00. Njerëzit do të grumbullohen para kryeministrisë për të ngritur zërin për këtë rritje abuzive të çmimit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %