Giroud, agjenti: “Bëri diçka të rëndësishme për të firmosur me Milanin”

Koha leximit:2 Minute, 19 Second

Olivier Giroud është lojtari më i rëndësishem i Milanit për momentin. Ai është njeriu i rasteve të mëdha, i ndeshjeve të mëdha, por në fund të fundit verën e kaluar ai u ble për këtë arsye, pra për të bërë ndryshimin kur nevojitej përvoja dhe cilësia e tij.

Dhe po e bën atë gjë në maksimum. Ai shënoi kundër Interit një dygolësh vendimtar, të njëjtën gjë bëri disa ditë më vonë në Kupën e Italisë kundër Lazios, teksas së fundmi vendosi një tjetër ndeshje thelbësore të dielën e kaluar në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit, duke gjetur edhe golin e parë larg San Siro-s.

Ai tashmë ka hyrë në historinë e klubit kuqezi duke iu bashkuar top 3 lojtarëve të Milanit që kanë veshur fanellën me numrin 9 dhe që kanë shënuar më shumë se të gjithë të tjerët. Vështirë të shkosh te Ëeah dhe Inzaghi, të cilët janë mbi të në këtë renditje speciale, por gjithsesi është një fakt i rëndësishëm që na bën të kuptojmë shumë gjëra.

Para së gjithash që tabuja e një fanelle të lavdishme si ajo e 9-tës është shuar plotësisht, dhe mbi të gjitha nëse e vesh atë një lojtar të denjë për t’u cilësuar si i tillë, nuk mund të ketë mallkim. Pavarësisht moshës ai po tregohet vendimtar për këtë ekip dhe Pioli po e shijon. Shumë keq për disa probleme fizike shumë në pjesën e parë të sezonit, por tani Olivier Giroud vrapon dhe argëtohet si një fëmijë.

Giroud në pjesën më të madhe të sezonit aktual kishte shumë punë për të bërë, edhe sepse ai duhej të kompensonte disi mungesën e gjatë të Zlatan Ibrahimovic. Tani që suedezi është gati të rikthehet në formën e tij më të mirë, ndoshta edhe francezi do të arrijë të marrë pak frymë.

Francezi ka larguar edhe supozimet se do të mungojë ndaj Empolit teksa sot dhe dje është stërvitur rregullisht me grupin kuqezi. Ai e dashuron Milanin, ashtu si fëmijët e tij dhe familja janë ambjentuar. Tifozeria i dedikon edhe një kor duke vlerësuar kontributin që francezi po jep.

Agjenti i tij foli për negociatat që e sollën lojtarin te kuqezinjtë dhe sa e rëndësishme ishte dëshira e tij për të arritur te Milani: “Olivier kishte zgjedhur Milanin që nga shkurti i kaluar, por Chelsea nuk e përmbushi premtimin e tij. Pavarësisht kësaj, Maldini e donte atë në një mënyrë të vendosur dhe Giroud pranoi të ulte pagën e tij për të nënshkruar për Milanin. Kështu mbyllëm akordin sepse Giroud donte vetëm të vishej kuqezi”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %