Gjykata e Tiranës heq nga detyra Armand Dukën, a i erdhi fundi presidentit?

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e federatës së futbollit, Armando Dukën. Po i njëjti vendim është marrë dhe për Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulkun.

Ndërkohë, pezullimi i anëtarit të Komisionit të Verifikimit, Koço Kokëdhimës, është refuzuar. Për Dukën, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës si person që dyshohet për shpërdorim detyre.

Më 2 mars, Armand Duka kishte planifikuar të kandidonte për një mandat të gjashtë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo për Erion Veliajn është e papranueshme, ndaj u investua për ta zëvendësuar atë.

Bashkia Tiranë ka 34% aksione të Klubit të Futbollit të Tiranës, pjesë e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Kjo e fundit ka dhe numrin më të madh të votave për president të FSHF.

Veliaj nisi përpjekjet për largimin e Dukës nga FSHF, duke i kërkuar anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, të votojnë Eduard Prodanin për kryetarin e saj.

Problemi është se ato zgjedhje nuk u fituan nga Prodrani. Për shkak të parregullsive gjatë votimit, u vendos ligjërisht që zgjedhjet të konsideroheshin të pavlefshme.

Duka duket se përditë po humb terren, të paktën në aspektin ligjor. Nuk dihet se si do të përfundojë kjo histori, por dueli vazhdon. Kandidati kundër tij është Dritan Shakohoxha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %