Goli i Giroud e ngre pezull, Saelemaekers e tërbon! Crudeli në lot pas ndeshjes (VIDEO)

Koha leximit:1 Minute, 17 Second

Milan fitoi tre pikë të mëdha ne Napolt dhe kështu është kthyer në krye të renditjes, edhe pse sic do te thoshte Stefano Pioli, “renditja eshte ende virtuale dhe jo e rregullt deri sa te luaje edhe Interi ndeshjen e tij dhe eshte mire ta luaje sa me shpejt te jete e mundur”.

Ishte një lojë me shumë sfida të rënda dhe ishte shumë e këndshme për t’u parë, ndonëse nervozuese dhe e tensionuar ne disa momente, sidomos me Osimhen qe fillimisht u kap me Theo Hernandez dhe pastaj me Florenzin, por arbitri Orsato e menaxhoi mire situaten.

Milani bëri shumë mirë që e mbajti topin nga flamuri i këndit në bilbilin e fundit dhe nuk pati asnjë rrezik për Napolin në minutat e fundit. Megjithatë, fishkëllima e fundit nënkuptonte që festimet shpërthyen mes të gjithë milanistëve, me të drejtë.

FESTA E TIZIANO CRUDELIT

Tiziano Crudeli, gazetari dhe tifozi i njohur kuqezi, padyshim ishte shumë i kënaqur me rezultatin dhe më poshtë mund të shihni reagimin e tij ndaj golit të Olivier Giroud dhe ne fund, kur arbitri vershelleu.

Crudeli qe gjithmone eshte emocionues dhe nuk permbahet, dje e mbylli ne lot teksa kritikoi ashper Saelemaekers per rastin e humbur perpara portierit, teksa i tha se “Jo Saelemaekers, keshtu jo! I vetem perpara portierit”.

Nderkohe, emocioni i tij ishte i madh te goli i Giroud duke e perseritur emrin disa here dhe duke vene ne dukje cilesite e nje bomberi si francezi, qe sivjet ka shenuar 11 gola me Milanin deri tani…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %