Google me urime fantastik për 8 mars, gratë sundojnë botën

Koha leximit:47 Second

Ditën e sotme (e martë) shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo festë fillimisht u shfaq si një protestë politike e grave nga e gjitha bota për të kërkuar të drejtat e tyre.

Me kalimin e kohës u shndërrua në një festë zyrtare e gjinisë femërore. Në vende të ndryshme të botës ka dhe tubime.

Shqipëria po e njeh këtë kulturë së fundmi, megjithatë jo ende mirë. Festat e shfrenuara në klube të natës ishin normale në Tiranë.

Google nga krahu tjetër nuk ka harruar të urojë në mënyrën e tyre këtë datë. Ata kanë ndryshuar dizanjin e tyre në nder të vajzave.

Google ka postuar disa foto femrash dhe i ka vendosur rreth logos, duke krijuar idenë se bota rrotullohet rreth vajzave dhe duhet të kemi më shumë respekt.

E drejtë, vajzat dhe gratë janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë. Ata na japin mësime të herë pas hershme për sakrificat dhe guximin që kanë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %