Harroi ditën e dasmës, dhëndri shkon me bluzë “Palm Angels”

Koha leximit:1 Minute, 18 Second

Keni parë ndonjëherë një dhëndër të vijë në dasmën e tij jo me kostumin karakteristik po me një veshje në përditshmërinë e tij? Epo sado e çuditshme t’ju duket, ka ndodhur vërtet.

Djali në fjalë është kritikuar shumë pas një video-je të shpërndarë në internet ku ka mbërritur në dasmën e tij jo i veshur siç e do tradita. Nga ana tjetër, nusja ishte e kuruar deri në detaje dhe kishte veshur një fustan madhështor.

Videoja është postuar nga një mike e nuses, e cila ishte e bindur se ajo nuk do të binte asnjëherë në dashuri. Epo në fakt ndodhi e kundërta, pasi ajo jo vetëm u dashurua por edhe vendosi të martohej.

Videoja në fjalë mori rreth 1.7 milion klikime në rrjetin social “TikTok” duke u kthyer kështu në sensacionin e momentit. Ndjekësit në rrjet vërshuan një sërë komentesh dhe padyshim mund të themi se dhëndri u bë një ‘meme’ e vërtetë.

Një komentues shkruan: “Mos po më thua se ai u shfaq në dasmën e tij i veshur me një bluzë “Palm Angels” dhe një palë pantallona xhinks? Kjo është e trishtë. Shikoni sa bukur duket ajo. Ai paska përtuar të ndërrohet nga një natë më parë,” shtoi një tjetër ndjekës.

Mikja e nuses dhe njëkohësisht ajo që e ndau videon në internet, Violet e mbrojti atë duke i kërkuar komentuesve të ndalonin me kritikat sepse ajo tashmë është e martuar dhe është tejet e lumtur. Ne qoftë se jeni kuriozë të shihni videon, nuk mundeni pasi tashmë është fshirë nga rrjeti social “TikTok”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %