Hauge “sponsorizon” një pjesë të merkatos kuqezi: shifrat!

Koha leximit:1 Minute, 38 Second

Merkato e Milanit është ende në stand by pasi objektivi kryesor është të mbyllet sezoni mirë por duhet thënë edhe se ka disa çështja prioritare si Botman & Co…

Afrime, por dhe largime, apo huazimet që mund të sjellin fitime kapitali. Kujtojmë që Jens Petter Hauge nënshkroi për Milan në seancën e transferimeve të dimrit 2020 nga Bodo/Glimt për një tarifë rreth 4.8 milionë euro.

Pas vetëm një sezoni në San Siro, ndërsa shënoi disa gola, Milani vendosi ta linte atë në huazim me detyrim blerje në favor të ekipit të Bundesliga-s Eintracht Frankfurt: në rast mbijetese.

Calciomercato.com analizoi situatën e norvegjezit dhe na kujtoi se ai do të jetë në gjendje të sjellë një çmim të mirë për arkën e klubit në verë. Tarifa sigurisht që duhet të ndihmojë në merkato.

Në fakt, skuadra gjermane është tani e 10-ta në renditje me 34 pikë dhe duhet të nënshkruajë përgjithmonë lojtarin nga kuqezinjtë sapo të përfundojë sezoni.

Sipas faqes italiane, Eintracht Frankfurt do të nënshkruajë me Jens Petter Hauge për një transferim prej 10 milionë eurosh (plus 2 milionë bonuse. Në bilanc, Milani do të jetë në gjendje të regjistrojë një fitim kapital prej rreth 8 milionë eurosh.

Por, Hauge nuk është i vetmi nga mund të vijnë para për merkaton. Vite më parë Milani shiti direkt nga sektori i të rinjve te Bordeaux një futbollist të rritur te Akademia kuqezi: Raoul Bellanova.

Sezoni i tij në Francë nuk ishte pozitiv, aq sa Bordeaux e huazoi te Atalanta që gjithashtu e ktheu mbrapsht. Por, opsioni Cagliari ishte më i duhuri dhe pikërisht në Sardenjë ka ardhur edhe shpërthimi i djaloshit.

Nëse operacioni i blerjes kryhet (1,5 mln euro), Milani do të marrë një pjesë të të ardhurave. Në fakt, Bellanova ishte shitur nga kuqezinjtë te Bordeaux për 750 mijë euro dhe në rast të rishitjes në të ardhmen, u vendos që 10% e të ardhurave totale do t’i ktheheshin Milanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %