Historike! Amerika zgjedh gruan e parë me ngjyrë në krye të Gjykatës së Lartë

Koha leximit:50 Second

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do të zgjedhë Ketanji Brown Jackson si gruan e parë me ngjyrë në historinë e SHBA, që drejton gjykatën më të lartë të vendit.

“Jam i lumtur të njoftoj se nominoj si kandidate Ketanji Brown Jackson për Gjykatën e Lartë. Ajo është një nga mendjet më të ndritura ligjore të vendit”, tha Biden.

51-vjeçarja Jackson është emëruar në gjykatën federale në 2013 dhe u mbështet nga tre senatorë republikanë vitin e shkuar për kreun e gjylatës së Apelit.

Emërimi i saj nuk pritet të ndryshojë përbërjen ideologjike të trupit gjykues, por presidenti Biden thotë se për të është një moment madhështor.

Shtëpia e Bardhë shpreson që emërimi të sjellë mbulim pozitiv në media para fjalimit të rëndësishëm të presidentit në Kongres të martën.

Administrata e sheh këtë si një mundësi kthese nga një seri lajmesh të këqija muajt e fundit, teksa axhenda e brendshme e Biden është ndaluar mes inflacionit dhe rënies së shifrave të mbështetjes, shkruan France24.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %