“Humbe diamantin për një gur”, fansat zhyten në komente kundër Donaldit

Koha leximit:56 Second

Bora Zemani ka postuar disa imazhe në profilin e saj të Instagramit, në të cilat në orët e fundit ka patur pafund komente lidhur me Donald Veshajn.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, aty ku u rendit i dyti pas Ilir Shaqirit më 18 shkurt, ka dy probleme pas daljes nga shtëpia.

Së pari, atij i mungojnë 100 mijë euro që priste të fitonte. Së dyti, mijëra fansa nuk ia falin kurrë distancimin nga Bora Zemani, e cila duket e preferuara e tyre në raport me Beatrix Ramosajn.

Fansat e modearotes e kanë komentuar atë me fjalët më të ëmbla, ku disa prej komenteve ajo i ka bërë like, madje edhe u ka kthyer përgjigje.

Nga një vështrim i shpejtë në postimin e Borës, vihet se faqe të ndryshme apo persona të tjerë e kanë etiketuar Donaldin. “Për një qef, për nje merak, e humbe një diamant”, shkruan njëri prej tyre.

Megjithatë, Bora ka vendosur të mos u kthejë përgjigje këtyre komenteve, madje as nuk i ka fshirë ato duke rritur me shumë dyshime të publiku se si do të shkojë e gjithë kjo histori.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %