Humbi nënën në moshën 54-vjeçare, Fjoralba Ponari tregon pse u kthye direkt në televizion

Koha leximit:54 Second

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dalina Buzi, me lot në sy u shpreh: “Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të tv përgëzoja. Nuk e dija si ia bën që u riktheve”.

“Mua më ka ndodhur e njëjta gjë me babin, por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm. Ti je këtu e rrethuar me njerëz të tjerë dhe besoj e kalon disi”.

Ndërsa Fjoralba Ponari u shpreh: “Është një dhimbje që është e imja. Jeta vazhdon. Duhet gjetur forca për tu ringritur, për të frymëzuar të tjerët”.

Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja përse nëna e Fjoralbës u nda nga jeta në moshë kaq të re. Për fat të mirë, Fjoralba është kthyer në punë dhe duket e motivuar.

Ajo nuk e ka patur fare problem, që ta përballojë sa më shumë mërzinë dhe të jetë gati për televizion, meqë nisi sezoni i ri i Portokallisë. Kështu duhet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %