“I kemi gjetur burrë Beniadës”, daja Pashuku i ka idetë fikse

Koha leximit:1 Minute, 11 Second

Beniada Nishani është një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother VIP Albania”, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me karakterin e saj pozitiv e harmonik që ka hyrë në zemrat e të gjithëve.

Një nga personazhet që ka hyrë në shtëpi për të surprizuar modelen ka qenë pikërisht dajë Pashuku. Ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur rreth Beniadës dhe rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, dajë Pashuku ka habitur të gjithë me deklaratën e papritur lidhur me mbesën e tij. Ai tha se i ka gjetur asaj një burrë ‘kandidat’që jetonte pranë Shijakut për t’ia prezantuar.

Ai pranoi se e njeh mirë “kandidatin” dhe nëse Beniada është dakord, do t’i prezantojë me njeri tjetrin. Ai tha gjithashtu se nëse do të lejonte produksioni, do të donte i gjithë Shijaku, që të shkonte të vizitonte Beniadën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se Beniada ka treguar që nuk është në një lidhje aktualisht, ndërkohë që ka folur disa herë lidhur me faktin që të afërmit dhe familjarët e saj e kanë pyetur atë dhe mamanë e saj vazhdimisht lidhur me jetën private, duke i ofruar ‘kandidatë’ për t’i njohur.

Megjithatë, ajo ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjëherë. Mbetet per tu pare nese do te arrihet deshira e saj per te njohur nje te dashur shqiptar dhe aq me teper ne Shijak.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %