“I thashë të bëjë gjoksin nga mbrapa”, Elvis Pupa tregon hallin e shoqes së gruas

Koha leximit:1 Minute, 8 Second

Elvis Pupa ka disa muaj që bën video shumë gazmore në rrjetet sociale. Ai është aktiv në Instagram dhe në Facebook, kurse në TikTok nuk ia thotë shumë.

Aktualisht ai po jeton në Australi me gruan e tij. Historia që u tregoi sot fansave të tij ishte fantastike. Bëhet fjalë për mbrëmjen e djeshme, kur ishte pikërisht me gruan, e cila si profesion është psikologe.

“Shkuam mbrëmë në kinema për me pa një film. Ishim unë me gruan dhe një shoku im me gruan e tij. Në një moment, ajo i kthehet gruas sime dhe i thotë një hall”.

“I tha se ka bërë gjoksin, por e ka tepruar me masën. ‘I kam shumë të mëdhenj dhe po më prishin punën. Më dhemb koka, shpina dhe qafa prej gjoksit të madh’. Dhe unë ndërhyra direkt”.

“I sugjerova të shkonte prapë te doktori dhe të bënte një ndërhyrje. Ajo refuzoi në fillim, se kujtoi se po i thosha t’i zvogëlonte, por jo”.

“Shko, i thashë, dhe vër një gjoks të madh edhe nga mbrapa, në shpinë, për kundrapeshë. Në këtë formë, je rehat, sepse ia hedh problemit. Ke ekuilibër edhe nga para, edhe nga mbrapa. Edhe burri kështu del i fituar, se ngado që të sillesh, ai e ka mirë”, u shpreh Elvis Pupa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %