
“I theva syzet me grusht, ai më tha se më dashuronte”
Einxhel tregon se veprimi i tij nuk i pëlqeu aspak aso kohe kur ishte në klasë të tretë. Vetëm se ai i thoshte që e donte dhe do të martohej me të, Einxhel zgjodhi t’i thyente syzet.
Teksa e tregonte këtë histori duke qeshur, Einxhel i kthehet historisë me DJ Dagz dhe thotë se edhe atij do ia kishte thyer syzet në fillim nëse do të kishte.
“Në të gjithë klasën ishin çun-çun, gocë-gocë, vetëm unë isha me atë. E urreja. Më vinte inat, thoja pse të mos rri me shoqet e mia por kam këtë tipin këtu”.
“Gjatë gjithë kohës, ne haheshim për mësime. Kush merrte shumë mirë me yll apo të lumtë dora me flamur dhe hahesha se thoja “unë i bëj vetë, atij ia bën mami”.
“Haja inat kush nga ne ishte nxënësi më i mirë i klasës. Para se të ikja në Greqi, më tha unë të dua shumë. Më deklaroi që më dashuronte në klasë të tretë dhe e merrni dot me mend se çfarë i kam bërë? I kam thyer syzet me grusht. Dhe Dagzi po të kishte pasur syze, do ia kisha thyer në fillim”, tha Einxhel.
Bukuroshja e ekraneve shqiptare ka fituar një biletë për në finalen e Big Brother VIP. Ajo nuk e nisi që në fillim aventurën në shtëpi, kështu që suksesi i saj vlen edhe më shumë.