Ilir Shaqiri: fituesi i Big Brother VIP

Koha leximit:59 Second

Ngelën tre prej tyre në finale pas eliminimit të pabesueshëm të Beniadës. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira. Dy prej tyre futur që nga fillimi i spektaklit.

Pas daljes së Beniadës, u rihap përsëri televotimi, kësaj radhe për të eliminuar një tjetër banor, dhe ajo ishte Einxhel e cila përfundoi kështu këtij rrugëtimi katër mujor në Big Brother VIP 2021.

Shumë u fol dhe do të flitet edhe për pak ditë ndoshta, që votat janë të manipuluara, që produksioni e ka zgjedhur fituesin, që Edi Rama do i dorëzonte çmimin Donaldit në Vlorë e të tjera lajme që u shpërndanë.

Fituesi është zgjedhur më në fund, dhe asnjë fjalë nuk ka më rëndësi sepse kjo nuk mund të zhbëhet më. Ai është pikërisht Ilir Shaqiri, balerini Shqiptar qe jeton ne Itali.

Katër muaj, 24 orë në 24 me telekamera ndezur, duke krijuar situata dhe dinamika nga më të çuditshmet dhe të papritura për publikun. Katër muaj të gjatë, që ia vlejtën më në fund.

Ok, çmimi nuk është më i madh se shtëpia që mori si dhuratë Arjola, e cila kushtonte 200 mijë euro, por prapë është çmimi i “Fituesit të Big Brother VIP, 2021”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %