
Ilir mbledh ish-banorët e Big Brother për darkë, ka zgjedhur vetëm ata që ‘urdhëronte’
Mbrëmjen e djeshme, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother VIP ndau në Instastory disa video në shoqërinë e disa prej banorëve duke darkuar së bashku.
Ai shihej në shoqërinë e aktores Arjola Demiri, Valon Shehu, Sheila Haxhiraj, Ardit Cuni, Paloma, Arbrit, Sabianit, Meridiani të cilët përmes këngëve dhe kërcimit kënaqeshin me njëri-tjetrin.
Por ajo që bëri përshtypje ishte fakti se të gjithë ata banorë që janë shfaqur më të afërt me konkurrentin më të fortë përballë tij Donald Veshaj, nuk ishin pjesë e darkës që Iliri kishte përgatiur për miqtë e tij më të ngushtë.
Tashmë ata janë ndarë në dy kampe, “Team Ilir” dhe “Team Donald”, duke mos i lënë pas edhe kunjat e shpeshta ndaj njëri-tjetrit.
Vetë Donaldi nga ana e tij është arratisur me pushime jashtë vendit së bashku me vëllanë Romeo, dhe Blerim Destanin.
Ky i fundit i dërgonte vazhdimisht mesazhe gjatë kohës kur ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother. Pas pushimeve, Donaldi pritet të rikthehet në ekran bashkë me Romeon në emisionin e tyre më të ri “Më lër të flas”