Ilir, mos u kthe! Do të zhgënjehesh, Shqipëria nuk është ajo që mendon ti…

Koha leximit:1 Minute, 23 Second

“Ku i dihet, mbase do të kthehem në Shqipëri! Një dëshirë e imja e madhe që dua ta realizoj. Mendoj se me Emmanuelen do të jemi mirë me njerëzit e mi.

“Vajza do të gjejë rrugën e saj dhe të dashurin e zemrës, shpresoj sa më vonë, por e kam të qartë se dua të kthehem. Këtu kam njerëzit e mi, popullin tim të zemrës”, – tha Ilir Shaqiri.

Balerini fitoi 100 mijë euro mbrëmjen e djeshme në një finale fantastike kundër Donaldit. Ai fitoi sfidën e tij më të fortë ndaj rivalit më të madh të këtij edicioni.

Arbana e ngacmoi disa herë dhe Iliri shprehu dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Në fakt, duket një dëshirë foshnjërake dhe e pastudiuar si duhet, e panjohur.

Iliri ka 30 vite që është larguar dhe ka jetuar me një realitet tjetër. Italia i ka folur suksese të mëdha, e ka transformuar në një tjetër njeri dhe mund të themi se është italian më shumë se shqiptar.

Big Brotheri e përballi Ilirin me një Shqipëri me ngjyra, pompoze dhe me shumë miqësi të pastërta, si ajo e Sabianit. Ky është vetëm realiteti i 4 mureve të Big Brotherit në Kashar, i izoluar nga bota reale.

Iliri ka jetuar në flluskë dhe është njohur me një botë të gënjeshtërt. Shqipëria, lum miku, është një vend që të thyen cdo shpresë. Një vend që po boshatiset dhe të gjithë duan të largohen.

Trafik, smog, cmime të shtrentja dhe paga të ulëta. Shqipëria Ilir është ajo që ti le, me të njëjtën parullë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërsa Shqipëria që ti gjete nuk është ajo reale… Mos u gënje!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %