Ilir Shaqiri është fituesi! Në faqen zyrtare të Big Brother mësohet i preferuari

Koha leximit:50 Second

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme. Deri më tani konkurenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj.

Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brothër VIP në Instagram ka përcjellë një postim për gjithsecilin ku pasqyrojnë disa nga momentet më të bukura të tyre gjatë aventurës në shtëpi.

Qytetarët kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar. Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet dicka:

Konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri që shihet si fitues, i ndjekur ngushtësisht nga aktori Veshaj, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Në vijim pritet që gara të bëhet akoma edhe më e fortë duke mbajtur të mbërthyer fansat e secilit konkurent. Gjithësesi nata finale rezervon të tjera surpriza!

Rezultati i sondazhit te BBV: Ilir Shaqiri 59,621 like, Donald Veshaj 56,783 like, Beniada Nishani 25,046 like, Einxhel Shkira 17,443 like

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %