Ilir Shaqiri i bën ‘qokën’ Veliajt: Gruaja ime është e mahnitur nga qyteti i Tiranës

Koha leximit:1 Minute, 31 Second

Kryebashkiaku Erion Veliaj sot u takua me balerinin e madh Ilir Shaqiri, fitues edhe i Big Brother VIP Albania, të cilin e ftoi të vinte më shpesh në Tiranë. Sivjet edhe më shumë, se Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Jam shumë i lumtur që, miku im Ilir Shaqiri, është sot këtu, një superçun Tirane, një nga produktet më dinjitoze të qytetit tonë. Ti je tamam ‘made in Tirana’, ke shpirtin e Tiranës, të dikujt që rrëzohet, por nuk ankohet, dhe ngrihet më i fortë”.

“Jam shumë krenar për ty, për mënyrën se si tregon më të mirën, se çfarë është një ‘tirons i vërtetë’, që as nuk shtiret, as nuk mburret, as nuk shtyhet, por që ka mjaftueshëm zemër të madhe për të gjithë, dhe beson te merita dhe puna, si formula e vetme për të ecur përpara në jetë”, u shpreh Veliaj.

Ilir Shaqiri, balerini shqiptar me famë në Itali, tha se e ka gjithmonë në zemër Tiranën. “Është hera e parë që shkel në Bashki dhe është ndjesi shumë e veçantë të takoj Lali Erin, një çun tirons, që e ndjek prej vitesh nga Italia”.

“E ndjek shumë edhe rrugëtimin e Shqipërisë, nga dita në ditë, e nga viti në vit. E kam jetuar Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj, ndaj kur vajza ime dhe Emanuela vijnë në Tiranë dhe thonë: ‘Sa e bukur Tirana, e sa do doja të jetoja një ditë aty’, më bëhet zemra mal sepse unë me Tiranën jam rritur që i vogël”.

“Tirana është gjithmonë në zemrën e Ilirit, pavarësisht se në këto 30 vjet kam shkuar e kam ardhur, dhe me gjithë suksesin që kam pasur në Itali, objektivi im ka qenë: T’i jap vendit tim, vendlindjes sime, një perspektive, që është ëndrra e të riut, ëndrra e një talenti”, përfundoi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %