Ilir Shaqiri i bën zbor Sabianit, fituesi: Ia nxiva jetën direkt (Foto)

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Miqësia që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vijon edhe më e fortë pas përfundimit të reality show-t. Është fjala për Sabianin dhe Ilir Shaqirin, të cilët shfaqen kudo bashkë.

Mëngjesin e sotëm ata kanë postuar disa video, ku shfaqen së bashku në makinë. “I thashë Sabit se kur i jepet makinës nuk duhet të merret me telefon”, dëgjohet të thotë Iliri.

Më pas këngëtari i njohur shton: “Sa doli me kritika, si do ja bëj unë me këtë nuk e di”. Duke qeshur balerini i thotë se “s’kemi ç’të bëjmë do e durojmë njëri-tjetrin”.

Ndërsa Sabiani ia kthen: “Unë do të duroj nuk bëhet fjalë. Po sa doli, mos telefonin në makinë, mos këtë, mos atë. Është i rregullt”, thotë ai me batuta.

“Ja nxiva jetën”, thotë balerini pastaj, ku Sabi shton: “Urdhri zbatohet, nuk diskutohet”. Më pas Iliri falënderon të gjithë ata që i kanë shkruar dhe do t’u përgjigjet të gjithëve një nga një, pasi janë shumë mesazhe.

Iliri dhe Sabiani janë dy nga banorët që kanë krijuar një miqësi shumë të bukur brenda mureve të shtëpisë së Big Brother. Ata duket se do ta vazhdojnë shoqërinë e tyre dhe jashtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %