Ilir Shaqiri reagon pas 24 orësh me një postim emocionues në Instagram

Koha leximit:53 Second

Pas Donald Veshajt, edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip Albania, Ilir Shaqiri, ka bërë një reagim një natë pas finales së madhe.

Balerini i njohur kryesisht në Itali thotë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione sa të mos gjejë dot fjalë për të shkruar një postim në Instagram.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja.

Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke. Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkruan Ilir Shaqiri në Instagram.

Rrugëtimi i tij në Big Brother VIP ka qenë brilant. Që më 5 tetor, ai fitoi zemrat e shqiptarëve me elokuencën e tij, urtësinë, besnikërinë ndaj miqve dhe qytetarinë.

Donald Veshaj ishte një rival i madh i tij dhe ndoshta e meritonte fitoren, por disa cilësi të Ilirit ishin vendimtare në sytë e publikut dhe fitoi 100 mijë euro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %