
Ilir Shaqiri mposht Donaldin, Big Brother ka një fitues
Big Brother VIP mori fund mbrëmjen e sotme dhe fituesi është Ilir Shaqiri. Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët dhe fituesi ka fituar me një diferencë të shkurtër.
Iliri dhe Donaldi ishin finalja e madhe e këtij edicioni të parë të Big Brother Vip. Ata ishin dyshja e shumëpërfolur dhe më në fund dolën në televotim kokë me kokë.
Fituesi i këtij edicioni të parë të Big Brother do të marrë 100 mijë euro. Shifër e premtuar nga produksioni i këtij viti, ndërkohë finalistët e tjerë morën 10 mijë euro.
Einxhel ishte podiumi i këtij edicioni duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa simpatikja Beniadë mori vendin e katërt duke u eliminuar e para në finale.
Iliri dhe Donaldi ishin padyshim tonusi i këtij edicioni në Big Brother. Digitalb vendosi t’i besonte Ilirit si imazh zyrtar për fushatat e vitit të ardhshëm.
Nuk doli më keq as Donaldi që mori emisionin e tij së bashku me Romeon. Ata do të drejtojnë me njëri-tjetrin “Më lër të flas”. Frazë e përdorur nga Donaldi në debatin që ka patur vazhdimisht me Ilirin.
Surprizat e kësaj nate ishin fantastike, pasi Iliri përformoi me prindërit e tij me këngën e Inva Mulës dhe takoi gruan e tij. Donaldi takoi Beatrixen që këndoi për të, ndërsa takoi nënën e dëgjoi përformancën e Alban Skënderajt.