Iliri do mërzitet, vajza e tij nesër nuk vjen në Tiranë për finalen

Koha leximit:58 Second

Emily, vajza e Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër babain e saj për të marrë fitoren e Big Brother VIP dhe të jetë aty kur ai të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Me anë të një reagimi në Instagram ka bërë me dije se nuk do të vijë, por ka detyruar të ëmën që të niset për Shqipëri në mënyrë që Ilirin ta priste njëra prej tyre.

Emily: Jam sot këtu për t’ju dhënë një lajm. Sic e dini, bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale.

Por, rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim ka shkuar mami, e cila nuk ka qenë dakord por unë e kam detyruar.

I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi. Ka të gjithë mbështetjen time. Forca babi.

Rikujtojmë se ditën e nesërme mbyllet rrugëtimi i “Big Brother VIP” që nga startimi i tij në datë 5 tetor, ku finalistët pretendentë për çmimin e madh janë Iliri, Einxhel, Beniada dhe Donald.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %