Iliri e quan Semin xheloze për Donaldin, shtanget kur Arbana i thotë votën e këngëtares

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Sonte po zhvillohet mbrëmja e dytë ‘prime’ pas Big Brother VIP. Nuk është live, por Arbana Osmani po organizon disa tema të ndryshme në studio dhe duket mjaft interesante.

Fjalia më pikante deri tani ishte ajo e Ilirit, i cili deklaroi se Semi në fillim të edicionit u bë xheloze për Donaldin. “Ne po flisnim të gjithë bashkë. I thashë një batutë Donaldit dhe kjo u bë xheloze. Ajo ishte dita e kthesës”, tha Iliri.

“Ma ndryshove situatën, e trajtove keq”, iu drejtua Semi. “Thjesht nuk po kuptonim cili ishte muhabeti juaj aq sekret si dyshe djemsh, kaq”, shtoi ajo.

“Mendoj se ka qenë i ekzagjeruar ai veprim i Ilirit me gisht ndaj meje. Që aty u krijuan grupet. Ilirin e kam quajtur strateg dhe e kam vlerësuar. Që aty nisi e gjithë loja”, u shpreh Semi.

Arbana në fund i tha Ilirit se në finale Semi e ka mbështetur si fitues. “Pse habitesh? Ajo ishte lojë dhe tani i kam parë ndryshe situatat. Në lojë duhen vlerësuar lojtarët dhe ti ke qenë i njëtrajtshëm”, i tha Semi Ilirit.

“Mendoj se strategjia ime ka qenë karakteri im. Kam mbajtur atë rrugëtimin tim që nga fillimi deri në fund”, u shpreh balerini.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %