Iliri fiton Big Brother duke mposhtur Donaldin, vlonjati shkelmon televizorin

Koha leximit:1 Minute, 18 Second

Big Brother VIP mori fund mbrëmjen e sotme dhe fituesi është Ilir Shaqiri. Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët dhe fituesi ka fituar me një diferencë të shkurtër.

Iliri dhe Donaldi ishin finalja e madhe e këtij edicioni të parë të Big Brother Vip. Ata ishin dyshja e shumëpërfolur dhe më në fund dolën në televotim kokë me kokë.

Fituesi i këtij edicioni të parë të Big Brother do të marrë 100 mijë euro. Shifër e premtuar nga produksioni i këtij viti, ndërkohë finalistët e tjerë morën 10 mijë euro.

Einxhel ishte podiumi i këtij edicioni duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa simpatikja Beniadë mori vendin e katërt duke u eliminuar e para në finale.

Iliri dhe Donaldi ishin padyshim tonusi i këtij edicioni në Big Brother. Digitalb vendosi t’i besonte Ilirit si imazh zyrtar për fushatat e vitit të ardhshëm.

Nuk doli më keq as Donaldi që mori emisionin e tij së bashku me Romeon. Ata do të drejtojnë me njëri-tjetrin “Më lër të flas”. Frazë e përdorur nga Donaldi në debatin që ka patur vazhdimisht me Ilirin.

Surprizat e kësaj nate ishin fantastike, pasi Iliri përformoi me prindërit e tij me këngën e Inva Mulës dhe takoi gruan e tij. Donaldi takoi Beatrixen që këndoi për të, ndërsa takoi nënën e dëgjoi përformancën e Alban Skënderajt.

Vlonjati – Një foto na vjen në inbox ku shihet një televizor i thyer. Në fakt është një vlonjat që ka thyer televizorin e tij, duke treguar dhe njëherë se sa shumë u përfshinë njerëzit në këtë spektakël.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %