Iliri fton gruan për një fëmijë tjetër dhe na shkrin së qeshuri: “Duhet të punojmë fort, fort”

Koha leximit:57 Second

Deklarata më pikante e Ilir Shaqirit këto ditë gjatë intervistave të tij si fitues i Big Brother VIP është ajo e djeshmja në emisionin “Ftesë në 5”.

Balerini i njohur shqiptar ishte i ftuar bashkë me gruan e tij nga moderatorja Bieta Sulo, e cila i ngacmoi me disa pyetje pikante, sidomos për jetën private.

Iliri tha se është gati për një fëmijë të dytë dhe Emanuela, partnerja e jetës, nuk e kundërshtoi aspak. “Shiko, ka ardhur koha për një fëmijë tjetër, motër ose vëlla për vajzën tonë. Nëse do Zoti, do të ndodhë”, u shpreh bukuroshja italiane.

“Duhet të punojmë fort, shumë fort”, tha Iliri me shaka dhe të gjithë në studio qeshën. “Epo, jemi në Tiranë, nuk kam ndonjë gjë tjetër për të bërë”, ia ktheu Emanuela.

Më tej, gazetarja Bieta Sulo e pyeti Ilirin nëse ishte penduar për rrëfimet e tij në Big Brother për faktin se ka patur një lidhje jashtëmartesore.

“Nuk them se jam penduar, por mund ta kisha thënë ndryshe ose mund të mos e kisha thënë fare. Mbase do ishte një ndryshim në lojën time. Ama i penduar nuk jam”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %