Iliri refuzon ftesën e Donaldit për bamirësi: “Ti ndërton tulla, unë mbush shpirtin me art”

Koha leximit:55 Second

Duke dashur të shprehë mirënjohjen e tij për mbështetjen e mijëra fansave shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, Donaldit i ka ardhur një ide e re në mendje.

Aktori i humorit ka deklaruar se do të paguajë 100 mijë euro nga xhepi i vet për të ndërtuar 4 shtëpi për të varfrit, 2 në Shqipëri dhe 2 në Kosovë.

Ai, madje, ka ftuar fituesin e Big Brother VIP, Ilir Shaqiri, për t’iu bashkuar nismës së tij për bamirësi. Përgjigjja, megjithatë, nuk ka qenë pozitive.

“I uroj Donaldit gjithë të mirat. Uroj që t’ia dalë në jetë. Sa iu përket nismave, mendoj se secili jep në mënyrën e tij. Dikush ngre tulla, dikush mbush shpirtin me art”, ka deklaruar Iliri.

Duket se marrëdhënie e tyre ende nuk është aty ku pritej. Ata mbrëmë kërcyen te “Plaza” në festën e Top Channel, por janë ende si macja me miun.

Presim se si do të reagojë Donaldi pas këtij refuzimi. Ndoshta ai do ta ironizojë më tej, gjë që ka ndodhur shpesh në muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %