Iliri vë në siklet Xhemin, i bën një pyetje që nuk i shkonte në mend askujt

Koha leximit:55 Second

Mbrëmjen e djeshme, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” hynë disa personazhe të ekranit, mes tyre dhe Xhemi Shehu, shoqja e ngushtë e Arbana Osmanit dhe ish-prezantuese e Portokallisë.

Në një moment Iliri vendosi në një situatë të sikletshme moderatoren duke i bërë një pyetje paksa delikate. Balerini pyeti Xhemin se po të hapte kutinë e Pandorës, cilët do të ishin tre banorë që ajo do të çonte në nominim.

“Tani ju keni 120 ditë këtu, ndërsa unë kam 120 minuta. Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje”, ia ktheu moderatorja. Përgjigje me elegancë dhe klas. Xhemi di se si të flasë.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Sonte do të jetë gjysmëfinalja e madhe, kurse të premten tjetër finalja. Fituesi i mundshëm? Ose Donaldi, ose Iliri.

Këta kanë qenë dy banorët më të përmendur gjatë rrugëtimit 4-mujor në Big Brother VIP. Donaldi ka mbështetës nga rinia, kurse Iliri nga mosha e mesme e lart.

Të dy janë rivalë të fortë. Pas tyre renditen Beniada dhe Einxhel. Monika dhe Arjola nuk shihen si pretendente të trofeut 115 mijë euro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %