Pse të shkojmë deri në Angli për të rritur “bimë”, kemi shtëpi në mes të Tiranës: kapen dy “punëtorë bimësh”

Koha leximit:55 Second

Kapet një tjetër “shtëpi bime” në mes të Tiranës. Policia njoftoi mëngjesin e sotëm për ndalimin e dy personave nga Komisariati i Policisë nr. 2. Ata janë Alban Karapici, 38 vjeç dhe Leonardo Zela, 23 vjeç.

38-vjeçari kishte përshtatur banesën e tij me llamba për kultivimin e bimës në disa vazo lulesh i cili më pas ruhej në kavanozë. Ndërkohë kjo lëndë shitej nga 23-vjeçari në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Ndërveprimi” në shtëpinë e “fermerit” janë sekuestruar vazo me fidanë të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë prokukt i ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme.

Një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS. Ndërsa 23-vjeçarit iu gjetën në banesë 4 kavanozë qelqi me kanabis.

Një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash gati për mbjellje dhe shumat e parave të ndara në 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Dy personat janë ndaluar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %