Ish-partnerja e Putin, gjimnastja që e ndau nga gruaja: Kjo situatë është e turpshme

Koha leximit:55 Second

38-vjeçarja Alina Kabaeva njihet si partnerja e presidentit rus, Vladimir Putin. Në median perëndimore, ajo cilësohet si një njeriu me të cilin Putin ka bashkëjetuar disa vite.

Madje, gjimastja vlerësohet dhe si njeriu që ndau presidetin e Rusisë nga gruaja e tij Ludmilla, me të cilën ishte martuar në vitin 1983.

Alina Kabaeva e nisi karrierën si gjimnaste, më pas u bë deputete në partinë e Putin dhe sot drejtuese e Grupit Kombëtar të Mediave në Rusi. Kabaeva ka folur për herë të parë për situatën në Ukrainë dhe sanksionet e perëndimit kundër Rusisë.

Ajo ka hedhur poshtë sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s që kanë pezulluar klubet e futbollit dhe Kombëtaren Ruse për të qenë pjesë e kompeticionet sportive të këtij viti.

“Besoj se nuk ka pasur faqe më të turpshme në historinë e sportit botëror. Drejtuesit e shumë organizatave ndërkombëtare sportive prej kohësh dhe me pretekste të ndryshme.

“Ata merren me çështje krejtësisht josportive. Tani nuk fshihet më. “Kujdesi” i tyre për botën është po aq hipokrit sa tentativa për sportin e pastër”, ka deklaruar Kabaeva për median ruse.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %