“Isha 17 vjeç dhe u divorcova pas 10 vitesh”, Balina Bodinaku paska histori unike jete

Koha leximit:55 Second

Pas bujës dhe komenteve në Big Brother si opinioniste, Balina Bodinaku ka qenë e ftuar në emisionin e Aulonës. Balina zbuloi se eksperienca në një format kaq të suksesshëm ka qenë sfidues.

Ndër të tjera ajo u ndal tek dy momente të vështira në jetën e saj. “Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë”

“Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.

Opinionistja Balina Bodinaku ka komentuar mbrëmjen e djeshme në “Post Big Brother VIP” lidhjen e Donaldit me Beatrixën duke e quajtur një lidhje në kushte të veçanta.

Në momentin që ajo po fliste, vëmendje mori reagimi i Semit, e cila po qeshte duke e ironizuar komentin e opinionistes.

“Nuk e di a kishte ndjenjë mes tyre, është një lidhje në kushte të veçanta, kishte elementë shtesë se ishte një raport për t’u sqaruar jashtë. Kishte krijuar një konfuzion të madh”, tha Balina.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %