“Doja të bëja urgjentisht lekë dhe nuk mundja, më ndryshoi trurin një libër”

Koha leximit:1 Minute, 16 Second

Prej disa kohësh ai ka braktisur ekranin për t’iu përkushtuar një eksperience krejt të re në jetën e tij, atë të trajnuesit dhe motivuesit të suksesit.

Kur e prezantoi fillimisht këtë nismë, shumë njerëz nuk e besuan, por asgjë nuk e stepi Ermal Mamaqin të ecte përpara.

Gjatë një interviste për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi fillimet e kësaj përvoje, duke u ndaluar gjithashtu te të gjithë ata që dyshuan se një komedian si ai do të mund t’ia dilte mbanë.

“Ka akoma njerëz që nuk besojnë te kjo. Para një vit e pak, kur doli lajmi se po bëj trajnime pati revoltë dhe nga miqtë tanë që mendoja se i kisha miq.

“Disa gazetarë pa flokë, më shanin dhe thonin se ku u bë ky që të bëjë këtë gjënë. S’u vë faj. Është e vërtetë që këta njerëz nuk e kuptojnë këtë frymë.”- tha Ermali.

Ai gjithashtu tregoi se ka studiuar për t’u bërë një motivues, ndërsa shtoi se dhe vetë para shumë vitesh, kur nuk mundte të arrinte atë që dëshironte, kishte kaluar një periudhë të keqe psikologjike.

“Është një moment kur ti kërkon të kesh më shumë dhe beson se mund të jesh më shumë. Para shumë vitesh doja të isha më shumë, të isha i suksesshëm, të kisha para, por nuk mundesha.

“Doja shumë, por nuk mundesha. Kur isha afër depresionit, dikush më jep një libër dhe ishte fillimi i gjithë rrugëtimit tim të studimeve. E lexova brenda një nate dhe m’u duk sikur pashë dritën.”-përfundoi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %