“Ismail Kadare ka cilësuar si shkrimtar Unikkatilin”, Mozzik bën deklaratën e papritur

Koha leximit:1 Minute, 30 Second

Reperi i njohur, Mozzik, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen”. Ai ka folur përballë moderatorit Besim Dina për jetën dhe karrierën e tij, duke theksuar ndër të tjerësh se është krenar që rrethohet nga miq e familjarë të mrekullueshëm që i qëndrojnë pranë.

E kur u pyet për miqësitë në estradës, reperi 26-vjeçar tha se ruan raporte të mira me të gjithë, teksa foli me lëvdatat më të mëdha për kolegun e tij, reperin Unikkatil, me të cilin ka edhe një bashkëpunim të titulluar “Shqiptar”.

Reperi me prejardhje nga Ferizaj pranoi se ka qenë një fans i tij që nga fëmijëria, duke thënë se kishte shkuar shumë orë para kohe në koncertin e madh të Unikkatilit në vitin 2012.

Ndër të tjerash, ai gjithashtu vuri në dukje se shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e ka quajtur ‘shkrimtar’ Unikkatilin në një vlerësim për të.

Mozzik vendosi gishtin te mediat që nuk i kanë dhënë jehonë faktit që shkrimtari i nominuar për çmim “Nobel”, ka shprehur këtë vlerësim për reperin shqiptar i cili jeton dhe vepron në ShBA, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.

“Punën që din ta bëjë ai e bën më së miri, zhanrin të cilin e bën ai, tekstet që i ka shkruar ai…Nëpër media asnjëherë s’e kam parë që Ismail Kadare e ka cilësuar si shkrimtar, e kur Ismail Kadare ta cilëson Unikkatilin si shkrimtar, këta të tjerët s’kanë çfarë t’i thonë”, ka thënë Mozzik.

Reperi i lindur me emrin origjinal Gramoz Aliu, veçoi si cilësi të Unikkatilit faktin që ai kurrë gjatë jetës nuk ka bërë një klip, ka pak paraqitje në rrjetet sociale, por në anën tjetër tekstet e tij janë kuptimplota dhe këngët e tij janë dëgjuar me të madhe në trevat shqiptare. /Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %